'Art dhe shkencë' e Dr.Gelardit në 'Bunk’art 2', 10 piktura ku qelizat tona janë kthyer në art

  • 6 years ago
Veprat e artit të doktor Matteo Gelardit dhe veshjet e realizuara nga vajza e tij stiliste Giovanna, vazhdojnë të jenë të ekspozuara në ?Bunk?art 2?. Në sallën e mbledhjeve, në ?ish- dhomën e ndërlidhjes? pikturat ?Bing bang?, ?Kristalizmi?, ?Stuhi diellore?, ?Tranzicioni?, ?Mjegullnajë?, ?Vjeshtë?, por jo vetëm ilustrojnë se si qelizat tona kthehen në art. Bëhet fjalë për qeliza të marra nga hunda e njeriut, që fillimisht janë kthyer në tablo, pastaj në muzikë dhe në modë.

Doktor Matteos i pëlqen të luajë në instrumente të ndryshme, sepse atij i pëlqen arti në përgjithësi dhe kështu ai është shembulli më i mirë se si kur mjeku gjendet para disa situatave mund të njoh artin në brendësi të profesionit të tij. Iniciativa e doktorit filloi 5 vite më parë me ?Kur shkenca bëhet art?, mandej u bë, ?Kur shkenca bëhet muzikë? dhe ?Kur shkenca bëhet modë?, dhe ?Art dhe shkencë?.

Për mjekun-italian prezantimi këtyre veprave në ambientet e Bunk?art ka magjinë e vet, sepse ai mendon se të hysh në ?Bunker? dhe ?Bunk?Art? është diçka që nuk ndodh shpesh. Ndërsa, Giovanna vajza e tij, e cila sjellë dhjete veshje që përkojnë me secilën tablo ka realizuar këto veshje kaq të bukura, duke i dhënë një prekje femërore, që nuk është absolutisht e tepërt, në një ambient shkencor.

Dikush mund të mendojë se shkenca është diçka serioze, por duhet parë edhe në një këndvështrim tjetër që ndonjëherë mund të jetë edhe ndryshe. Mesazhet e doktorit nëpërmjet prezantimit të tij në Shqipëri nëpërmjet kësaj ekspozite ku shkenca edhe arti bëhen bashkë, janë të shumta, prej tyre veçojmë limitimin e antibiotikëve dhe krijimin e parqe joalergjik.