• 6 years ago
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në cilësinë e drejtueses së njësisë së Task-Forcës për të luftuar korrupsionin në administratë, ka njoftuar nga Kryeministria masat e marra për punonjësit e institucioneve shtetërore.

Gjonaj ka thënë se janë marrë 60 masa administrative, 9 pezullime në detyrë, si edhe ka theksuar se 3 drejtorë të ALUIZNI-t janë larguar nga puna.

Task-Forca ka rekomanduar 60 masa. Të gjitha institucionet kanë zbatuar rekomandimet e Task-Forcës, 9 prej tyre pezullime nga puna. Konkretisht për inspektorë të ALUIZNI-t, 3 drejtorë janë larguar nga detyra. Nuk respektuan urdhërat dhe kërkesat e dërguara. Lufta anti-korrupsion, sfidë kryesore e qeverisë shqiptare. Do godasim çdo shfaqje të tillë. Do vëmë para përgjesisë të gjithë shkelësit e ligjit. Çdo javë do informoj qytetarët për masat e marra.

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë, drejtuese e Task-Forcës Antikorrupsion
Më herët, ishte kryeministri Edi Rama që në një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes, që njoftoi se kjo praktikë do të jetë e përjavshme, dhe se Gjonaj do të publikojë të gjitha të dhënat për zyrtarë dhe punonjës të shtetit që zvarrisin kërkesat e qytetarëve.

Category

📺
TV

Recommended