Ora News - Paralajmërohen rrugë të tjera me pagesë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Paralajmërohen rrugë të tjera me pagesë.

Një ditë pasi nisi aplikimi i tarifës për Rrugën e Kombit ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri deklaron se ka ardhur koha që përdoruesit e rrugës të paguajnë për mirëmbajtjen e rrugës.

"Sot që flasim kërkohet minimalisht 50 milionë euro për miërmbajtjen normale pr sistemin tonë rrugor. Aktualisht financojmë pak më pak se 30. Qeveritë e mëparshme nuk kanë financuar më shumë se 2 miliardë lekë. Ka ardhur momenti që përdoruesit e rrugës të kontribuojnë për mirëmbajtjen e rrugës. Parimi është ai që përdor rrugën dhe konsumon më shumë është e vetmja zgjidhje që kanë gjetur të gjithë vendet e botës, aq më tepër vendet me buxhet të varfër si Shqipëria" u shpreh ministri Gjiknuri sot në komisionin e Ekonomisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/paralajmerohen-rruge-te-tjera-me-pagese