Ora News - Zilja e parë për 32 mijë fëmijë, trafik i rënduar në kryeqytet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Viti i ri mësimor ka nisur për 480 mijë nxënës. Emocioneve të klasave të para u janë shtuar dhe problemet që edhe këtë vit nuk kanë munguar. Pavarësisht thirrjes së policisë, në kryeqytet nisja e shkollës ka shkaktuar një trafik të rënduar në orët e para të mëngjesit, ndërsa në disa shkolla mësimi do të zhvillohet me dy turne.

480 mijë nxënës janë ulur në bankat e shkollës për këtë vit mësimor. Prej tyre, 32 mijë do të nisin klasën e parë, në krahasim me 27 mijë që ishin një vit më parë.
Nisja e shkollës në kryeqytet është shoqëruar me trafik të rënduar. Nxënësit e klasave të para kanë qenë më të emocionuarit me nisjen e rrugëtimit të dijes, ndërsa nuk kanë munguar edhe lulet për mësuesit në ditën e parë të shkollës.

Por edhe këtë vit mësimor nuk kanë munguar problemet. Në disa shkolla vijon që mësimi të jetë me dy turne. Prindërit dhe gjyshërit ankohen se fëmijët e kanë të vështirë që të përshtaten me orarin. Pavarësisht vështirësive edhe ata kanë gjetur kohën për ti shoqëruar në ditën e parë të shkollës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkollat-hapin-sot-dyert-480-mije-nxenes-te-sistemit-parauniversitar

Recommended