Rishikohen tarifat e përmbarimit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shumë diskutimesh dhe kundërshtimesh, dy ministrat Arben Ahmetaj si dhe Etilda Gjonaj kanë rishikuar udhëzimin për të ulur tarifat përmbarimore, për ekzekutimin e kredive të këqija.



Rishikimi erdhi si një domosdoshmëri, pasi në verën e vitit 2017 dy ministrat teknik ai i drejtësisë Gazment Bardhi si dhe ajo e financave Helga Vukaj rriten nga 33 % deri në 100% tarifat përmbarimore. Por tashmë çmimet e reja kanë pësuar një rënie të ndjeshme deri në 4 herë, në varësi të detyrimit.



Pas daljes së titullit ekzekutiv nga gjykata, për një kredimarrës i cili nuk ka shlyer kredinë, përmbaruesi nis procedurën për ekzekutimin e kolateralit dhe nxjerrën e pronës në ankand. Për këtë procedurë përmbaruesi ka një tarifë suksesi e cila varion në varësi të shumës për ekzekutim, që arrin në disa mijë euro.



Ndërsa për detyrimet deri në 500 mijë lekë aplikohet një tarifë fikse, e cila edhe kjo ka shënuar rënie, me qëllim mbrojtjen e kredimarësve me vlera të vogla.



Ky udhëzim u kundërshtua fort edhe nga shoqata bankave. Por në të njëjtën linjë ishte edhe FMN, e cili kërkoi shfuqizimin e tyre, pasi do të pengonte ekzekutimin e garancive.

Category

📺
TV

Recommended