Ora News - Në 40 sekonda një vetëvrasje, depresioni shkak kryesor

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

0 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një raport i fundit i OBSH tregon se në botë mesatarisht në çdo 40 sekonda, një person i jep fund vetes duke u vetëvrarë. Në Shqipëri statistikat e një viti më parë treguan se 197 persona u vetëflijuan dhe një ndër shkaqet është depresioni.

Një person në cdo 40 sekonda vret veten në botë. OBSH në raportin e fundit përsa i takon depresionit dhe vetëvrasjeve vlerëson se 800 mijë njerëz vdesin çdo vit, ose e thënë ndryshe 3000 çdo ditë.
Në Shqipëri, të dhënat zyrtare të policisë së shtetit për vitin 2017 treguan se 197 u vetëvranë.

Në diskutimin përse janë këto statisitika në rritje të këtij fenomomeni global, psikologët e lidhin ngushtë aktin me depresionin.
Eneida Frashëri: Nëse i referohemi vetëvrasjes, në fakt sot kjo quhet si një epidemi e heshtur. Viktimat që po shkakton janë gjithmonë e në rritje. Statistikat tregojnë se 90% e personave të cilët kryejnë vetëvrasje janë persona të diagnostikuar me depresion kështu që depresioni mendohet të jetë shkaku primar që çon drejt vetëvrasjes.
Psikologia dhe pedagogia e Psikologjisë, Eneida Frashëri, thotë se personat që kanë problem të shëndetit mendor e kanë të vështirë dhe vetëstigmatizohen, ndaj dhe nuk trajtohen nga ana klinike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-40-sekonda-nje-vetevrasje-depresioni-shkak-kryesor#.W50z0Av96Hk.facebook