Ora News - Vetingu i politikanëve, Ruçi: Nisma e PD-së në tryezë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi thotë se nisma e PD-së për vetingun e politikanëve është në tavolinë e diskutimeve dhe për të do të vendoset në momentin e duhur.

Deklarata u bë gjatë një prononcimi për gazetarët në qytetin e Fierit.

Gramoz Ruçi: "Ka ditë që ky draft është paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas procedurave parlamentare, dje ka qenë afati për të njoftuar seancën e Parlamentit, është futur në programin e parlamentit, është shumëzuar dhe u është vënë në dispozicion deputetëve, është botuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shëipërisë.

Pas dy javëve nga data e depozitimit, do mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, i cili do të bëjë një program enkas për njohjen, diskutimin dhe për materialin ose mendimin që Këshilli i Legjislacionit, në mbledhjen e përbashkët me Komisionin e Ligjeve, do ia parashtrojë seancës plenare. Do miratohet apo jo, është shumë shpejt për të dhënë unë verdiktin. Unë jam kryetari i parlamentit dhe drejtues i kësaj mbledhjeje, kështu që më ndalohet të them: do miratohet apo nuk do miratohet.

Sigurisht që vettingu për politikanët tashmë është diskutuar në të kaluarën: qoftë me ligjin organik, të cilin e ka miratuar me një konsensus të gjerë parlamenti shqiptar, siç është 'ligji për dekriminalizimin', ashtu sikurse edhe pjesë e vettingut të ligjor të politikanëve, janë objekt i reformës në drejtësi.

Megjithatë, le të presim. Nisma është prezente, është në tavolinë të diskutimit, do të diskutohet, do të gjykohet dhe do të vendoset në momentin e duhur."


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vetingu-i-politikaneve-ruci-nisma-e-pd-se-ne-tryez