Report TV - Skenari, administratori i ‘Gulf’ u vetëdorëzua për ti shpëtuar burgut

  • 6 years ago
Zbardhen detaje të reja për procesin gjyqësor ndaj Albano Alikos, që u lirua nga gjykata edhe pse rrezikon deri në 20 vite burg për mashtrim. Albano Aliko,i akuzuar për mashtrim me shitjen e tollonave të naftës në kompaninë ?Gulf? është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës, pasi ndaj tij prej 2 muaj ishte lëshuar një mandat arresti nga gjykata e kryeqytetit.

Me sa duket vetëdorëzimi i Alikos, ka qënë një skenar për të shkuar përballë gjykatës dhe marrë masën e sigurisë ?arrest shtëpie?. Dhe në fakt kështu ka ndodhur. Ish-kryemenaxheri i kompanisë së naftës ?Gulf? i akuzuar për ?Mashtrim më shumë se një herë? dhe ?fshehje të falimentit?, ka dalë para gjykatës së Tiranës, ku është njohur me masën e sigurisë të arrestit në burg që kishte dhënë pesë muaj më parë gjyqtari Arben Micko.

Por ndryshe nga sa kishte vendosur 5 muaj më parë, Micko, ka ndryshuar vendimin e tij, duke kthyer gjëndjen e Albano Aliko nga ?arrest në burg? në ?arrest shtëpie?. Aliko i akuzuar për dy vepra penale që parashikojnë një dënim maksimal deri në 20 vite burg, nuk ka qëndruar asnjë ditë në qeli. Ndërkohë në kërkim policor është shpallur dhe ish-administratori tjetër i kompanisë ?Gulf?, gjeorgjian Irakli Zvanidze, i cili ka lënë Shqipërinë vetëm pak ditë pasi të plaste skandali i mashtrimeve me shitjen e tollonave të naftës në pikat e karburantit ?Gulf?.

Recommended