Report Tv-Urdhri i Ahmetajt: Brenda datës 31 dhjetor 2018, të largohen nga zonat e banuara kazinotë

  • 6 years ago
Afati për zhvendosjen e kazinove nga zonat e banuara është 31 dhjetori i këtij viti. Zyrtarisht, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj i ka kërkuar përmes një letre, Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, të nisë punën për zhvendosjen e salloneve të kumarit jashtë qyteteve.

Në letrën e kreut të Financave të cilën e ka siguruar Report Tv, theksohet se "ligji për lojërat e fatit parashikon se, brenda datës 31 dhjetor 2018, të gjitha kazinotë elektronike duhet të zhvendosen jashtë qendrave të banuara, ndërsa pikat e basteve duhet të kenë një distancë minimale 100 metra nga institucionet fetare dhe shkollat".