Ora News - Shpallet lista e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Lartë ka shpallur zyrtarisht listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas rishpalljes së thirrjes javën e kaluar paraqitën kandidaturën gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Brikena Ukperaj dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër, Luan Dervishi.

Pas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, rezultoi se të dy kandidatët i plotësonin kushtet ligjore për t?u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Tashmë kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor janë:

Nga Gjykata e Lartë:

1. Medi Bici ? Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:

1. Ilir Toska ? Gjykata e Apelit Tiranë

2. Nertina Kosova ? Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

3. Luan Dervishi ? Gjykata e Apelit Shkodër

4. Brikena Ukperaj ? Gjykata e Apelit Vlorë

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/publikohet-lista-ja-kush-jane-kandiatet-gjyqtare-klgj

Category

📺
TV

Recommended