Ora News - Kufijtë, Veseli flet nga Tirana: Shtetësia dhe territori, të panegociueshme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka zgjedhur të flasë nga Tirana për çështjen e kufijve mes Prishtinës dhe Beogradit. Kadri Veseli gjatë konferencës me homologun shqiptar Gramoz Ruçi, u shpreh qartë se shtetësia dhe territori i Kosovës janë të panegociueshme. Delegacioni kosovar ka zhvilluar edhe takimet me liderët e tjerë të politikës shqiptare.

Kriza në të cilën është futur politika në Kosovë për shkak të tezës për korrigjimin e kufijve, ka detyruar kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe zv/kryeministrin Limaj që të zhvillojë takime me liderët politikt të Shqipërisë.

Veseli zgjodhi ambientët e Kuvendit të Shqipërisë për t?ia bërë të qartë Serbisë se shtetësia dhe territori i Kosovës janë të panegociueshme.

Kadri Veseli: Qëllimi i vizitës është i qartë, është përcaktimi jonë për fqinjësi të mirë me Serbinë, për dialog, përsepktiva jona euroatlantike si shtete të pavarura dhe sovrane. Kosova shkon në dialog për ulësen në OKB. Shumë prej jush keni pyetje për shumë nga deklaratat që janë duke thënë kohët e fundit.

Kosova ka shtetin e vet, ka kushtetutën, shkon në dialog, mos cënim të integritetit territorial. Në të njëjtën kohë mos pasjen e asnjë asociacioni të komunave serbe me kompetenca ekzekutive. Kosova është shteti i pavaruru që promovon të drejtat e komuniteteve më mirë se cdo shtet europian.

Nuk ka opsion tjetër. Ajo që e më shumë aktualisht e demton Kosovën është mungesa e unitetit, nuk është koha të mendojmë për ego të luftës për pushtet aktualisht. Është momenti të mendojmë për gjeneratat e ardhshme, në mënyrë që të fuqizojmë shtetin tonë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kufijte-veseli-flet-nga-tirana-shtetesia-dhe-territori-te-panegociueshme