Ora News - Kjo urë "prehistorike" lidh 7 fshatra në Krujë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kjo urë lidh 7 fshatra të njësisë administrative Bubq e Thumanë në rrethin e Krujës. Pasi prurjet e lumit shembën urën e vjetër të hekurt, banorët u detyruan ta ndërtonin vetë, me dërrasa e mjete të tjera rrethanore, por ky objekt e ka të pamundur t`i mbijetojë kushteve atmosferike të dimrit.

Më problematik kalimi bëhet për fëmijët dhe të moshuarit. Banorët thonë se kanë rrezikuar disa herë jetën, por kalimin në të nuk mund ta shmangin.

Banor: Shumë e rrezikshme.

Thonë se janë drejtuar disa herë në bashki, por zyrtarët atje nuk ua kanë dëgjuar kërkesat

Banor: Bashkia as nuk do me e ditë nëse ka urë këtu.

Përpos kushteve të vështira të jetesës, banorët kanë vetëm një kërkesë: ndërtimin e urës.

Banor: I kërkojmë shtetit të na ndërtojë atë urën. Vera iku dhe ura nuk u bë.

Premtimet për ndërtimin e saj nuk kanë munguar ndër vite, por edhe këtë dimër banorët e 7 fshatrave do të duhet të kalojnë mbi urën e vjetër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kjo-ure-prehistorike-lidh-7-fshatra-ne-kruje