Report Tv-ituata kriminale/ Pas Shkodrës, opozita mbledhje nesër në Elbasan

  • 6 years ago
Opozita do bojkotojë edhe të enjten punimet e Kuvendit. Burime pranë selisë blu thanë për Shqiptarja.com se grupi parlamentar i PD, LSI-së dhe partive të tjera aleate do udhëtojnë në drejtim të Elbasanit ku do të zhvillojnë një mbledhje për situatën kriminalitetit në vend. Sipas njoftimeve që kanë marrë deputetët ata duhet të jenë në Elbasan në orën 09:45 të mëngjesit të nesërm, ndërsa mbledhja e të gjitha grupeve parlamentare të opozitës fillon në orën 10:00. Paralelisht me punimet e seancës së Kuvendit.

Të hënën opozita u mblodh në Shkodër nga ku ngritën shqetësimin për ngjarjet e fundit kriminale atje, ndërsa paralelisht zhvillonte punimet seanca e Kuvendit në Tiranë, duke nisur sesionin e ri parlamentar. Opozita akuzon maxhorancën se ngjarjet e fundit kriminale janë rrjedhojë e kapjes së qeverisë dhe policisë së shtetit nga krimi.

Category

📺
TV

Recommended