Ora News - Veliaj shërben drekë për njerëzit në nevojë në mensat sociale

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të qënë më pranë të pamundurëve, siç dhe ishte misioni i Shen Terezës, në ditën e shenjtërimit Bashkia e Tiranës zgjodhi të shtrojë drekë në të gjitha qendrat e saj sociale. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa të rinj vullnetarë shërbeu drekën në mjediset e Qendrës Sociale Komunitare në Njësinë 4, e cila nga sot do të quhet, "Gonxhe Bojaxhiu".

Veliaj: ?Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës e përkujtoi ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, duke shërbyer. Ashtu si ne këtu, po shërben edhe një grup tjetër në Kombinat, një te Ali Demi, një tjetër në Laprakë dhe një te Bregu i Lumit. Më vjen mirë që në të 24 njësitë kjo frymë solidariteti ishte mënyra më e mirë për të kujtuar Nënë Terezën; nga kryetari i Bashkisë, te këshilltarët, nënkryetarët, të gjithë drejtuesit e bashkisë janë shpërndarë në qytet për të shërbyer?

Kryebashkiaku Veliaj tha se misioni i "Nënë Terezës" është një shembull për të gjithë sidomos për të rinjtë që duhet të ndjekin model bamirësie.

Veliaj: Nuk ka rëndësi çfarë besimi kemi; a jemi myslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë, rëndësi ka që një bijë shqiptare, vetëm duke bërë mirë, duke dhënë dashuri, duke respektuar më të dobëtit, duke ndihmuar më të varfrit, arriti jo vetëm të bëjë një emër të mirë, jo vetëm që u bë shenjtore, por na tregoi se nuk ka nevojë me qenë i famshëm, nuk ka nevojë me qenë nga një familje e madhe, rëndësi ka të kesh një zemër të mirë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-sherben-dreke-njerezit-ne-nevoje-ne-mensat-sociale