Dom Jaku: Mjaft me vrasje e terror

RTV KLAN

by RTV KLAN

0 views
?Mjaft me vrasje, mjaft me terror, mjaft me dhunë, mjaft me korrupsion?.

Ky është apeli që Dom Artur Jaku bëri nga katedralja e Shkodrës nisur nga  ngjarjet kriminale që kanë tronditur muajin e fundit qytetin verior. Bashkë me këtë mesazh, ai iu drejtua me një thirrje edhe autorëve që janë në kërkim nga policia.

"Sot nuk kam apel për qeverinë sepse ajo e ka ditën kur do të gjykohet, ditën e votimeve, por sot kam për ata që vrasin. Për hatër të Zotit mos me vrasje, mos me dhunë. Mos të harrojmë se ne mundemi ti shpëtojmë policisë, gjykatave e shtetit por nuk mund t'i shpëtojmë Zotit. Nëse ne vrasim nuk mund t'i fshihemi Zotit. Nuk mund t'i ikim gjykimit të tij që sheh e vlerëson gjithçka. Ju bëj thirrje, kthehuni nga Zoti sa nuk është vonë".

Mesha u mbajt në shtëpinë e misionareve të Nënë Terezës me rastin e 2 vjetorit të shenjtërimit të saj.