Report TV - Vritet biznesmeni në Shkodër, gjendet trupi i pajetë jashtë makinës së djegur

Report TV

by Report TV

18 views
SHKODËR-Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në periferi të qytetit. Viktima është Arjan Ferracaku 31 vjeç, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar me pistoletë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Arjan Ferracaku është gjetur i pajetë pranë një makine të braktisur rreth orës 14:00. Por të dhënat e para janë kontardiktore nëse makina e braktisur ka lidhje me ngjarjen. Arjan Ferracaku është pronar i dy bizneseve, lokale në Velipojë.

Zona ku është gjetur viktima është në Livadhe, e njëjtë ku janë gjetur më parë disa mjete të djegura që janë përdorur nga autorët për disa ngjarje kriminale.

REPORT TV sjell ekskluzivisht pamje nga vendi i ngjarjes, ku është gjetur viktima, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta të policisë dhe FNSH-së. Janë mbi 40 forca policie që ndodhen në vendin e ngjarjes. Familjarët e viktimës nuk kanë lejuar gazetarët që të afrohen pranë vendit të ngjarjes.