Report TV - Konferenca/ Basha: Bajrajt vrasin e përdhunojnë në Shkodër, shoqërohen me furgon policie

  • 6 years ago
Në komunikimin e gjatë me gazetarët, krydemokrati Lulzim Basha preku një sërë çështjesh që sipas tij janë problem për vendin. Por duke u ndalur tek rasti i sulmit me armë në banesën e gazetares Klodiana Lala, Basha foli edhe për rastin e situatës së krijuar në Shkodër. Sipas tij, atje sundon familja kriminale e Bajrajve, e cila vret e përdhunon njerëz, por në fund shoqërohet me makina policie.

'Mjafton pakti i ndërsjelltë për zgjedhjet e Shkodrës që familja kriminale e Bajrajve të terrorizojë qytetin nga mëngjesi deri në darkë, të marrë peng, të dhunojë, përdhunojë e vrasë njerëz dhe prapë të shoqërohet me furgon policie e makina të blinduara'

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Recommended