Report Tv-Fatura 424 mln € për pronat, në Strasburg 89 çështje nga Shqipëria

  • 6 years ago
Që nga viti 2016 kur Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e ri për kompensimin e pronarëve, Gjykata e Strasburgut ka grumbulluar 89 çështje nga vendi ynë, për të cilat ende nuk ka shpallur vendime, në pritje të shpjegimeve nga qeveria shqiptare mbi formulën e kompensimit sipas ligjit të ri.

Myrshit Vorpsi, kryetar i shoqatës kombëtare Pronësi me Drejtësi thotë për Report Tv se, nëse këto prona kompensohen sipas vlerës së tregut, siç Strasburgu ka bërë deri më tani, fatura ndaj shtetit shqiptar është 424 milionë euro, ndërsa nëse kompensimi do të bëhet siç qeveria shqiptare kërkon, me vlerën e tokës bujqësore, fatura bëhet 10 herë më e ulët.

Që nga viti 2015 janë 89 çështje për të cilat hetimi gjyqësor ka përfunduar dhe janë në pritje të shpalljes së vendimit. Vlera e këtyre 89 vendimeve është më jo më pak se 424 milionë euro. Kjo është ajo faturë që pritet t?i vijë nesër shtetit shqiptar. Vlerësimi që ka publikuar Agjencia e Trajtimit të Pronës është 10 herë më i ulët se sa detyrimi që shteti shqiptar, me çmimin e 2016 duhet të kishte ndaj pronarëve shqiptarë.

Myrshit Vorpsi Shoqata Kombëtare për Pronësi me Drejtësi
Por Vorpsi thotë se Strasburgu i ka lënë qeverisë shqiptare afat deri në 17 shtator të këtij viti, ta njohë me mekanizmin që do të përdorë për kompensimin e pronarëve në kuptimin e ligjit të ri të pronave miratuar në vitin 2016.

Gjykata e Strasburgut ju ka komunikuar palëve që ne presim komente rreth pyetjeve të tjera të bëra nga Gjykata e Strasburgut nga qeveria shqiptare për këto 89 çështje deri në 17 shtator të këtij viti.

Myrshit Vorpsi, Shoqata Kombëtare për Pronësi me Drejtësi
Pas kohës kur qeveria shqiptare ka shkuar në Strasburg për të kërkuar një shtyrje, pra në vitin 2014, Strasburgu ka dhënë vetëm 5 vendime, të cilat qeveria shqiptare i ka kompensuar financiarisht, ndërsa çështjet e reja i ka regjistruar, por nuk i ka shqyrtuar derisa qeveria e re të bënte ligjin e ri të pronave, ligj i cili iu la detyrë Berishës që në dhjetor 2012.

Afati fillestar prej 18 muajsh i vendosur nga Strasburgu filloi në dhjetor 2012 dhe atëherë qeveriste Partia Demokratike. Gurin nuk e lëvizte, pse? E dinte atë që do të vinte nga pas dhe i ngeli dopio gjashta në dorë PS-së që të bënte këtë ligj. Edhe PD të ishte do të kishte bërë të njëjtën gjë.

Myrshit Vorpsi, Shoqata Kombëtare për Pronësi me Drejtësi

Category

📺
TV

Recommended