Ora News - Audiopërgjimi, Biba: Keqardhje për Biankun, s'ma tha në sy 'qasjen e papershtatshme"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pasi Gjykata e Strasburgut konfirmoi 'qasjen e papërshtatshme" të takimit mes Denar Bibës dhe gjyqtarit të Shqipërisë në Strasburg, Ledi Bianku, nënkryetari i KQZ-së doli sërish në një prononcim për median ku këtë herë shprehu keqardhjen ndaj Biankut, që ai e quante mik të ngushtë.

Biba thotë se nëse Biankut i dukej qasje e papërshtatshme mund ta kishte ndërprerë bisedën

Denar Biba: "I kam këkuar të na asistonte me dijenitë e tij në lidhje me një kërkesë të shtetit shqiptar për të mundësuar shtyrjen e afatit për ekzekutimin e një detyrimi i cili në atë moment në periudhën shkurt-mars 2014 kur qeveria shqiptare sapo ishte krijuar mund të falimentonte ose do të vinte në pozitë shumë të vështirë financat e shtetit shqiptar. Gjithçka ishte një bisedë normale mes dy njerëzish, mes dy miqsh që për fat të keq gjyqtari Bianku e ka referuar si qasje të papërshtatshme. Më vjen keq që Bianku nuk e ndau me mua në atë moment, në sy, aty për aty ta ndërpriste bisedën dhe të ma komunikonte që mënyra si po i drejtohesha ishte e papëlqyer prej tij. Kjo nuk ndodhi kurrë, nuk ka ndodhur as në këto momente që po flasim dhe besoj se nuk do të ndodhi ndonjëherë përsa kohë që askush nuk ka guximin të nxjerrë audion e plotë , nga e cila do të rezultojë ndër të tjera edhe fakti që zoti Bianku nuk e ndërpret bisedën dhe nuk shfaq shqetësim për bisedën."

Biba i referohet reagimit të zedhenesit te gjykates i cili e quajti "qasje te papershtatshme" bisedën e tij, dhe jo shantazh. Madje thotë se po i bëhet shantazh atij.

Mesa duket e gjitha u përdor, jo vetëm biseda, por edhe njerëz të caktuar u përdorën për teatrin politik të brendshëm shqiptar, i cili në mënyrë të vazhdueshme, megjithëse ka mundësinë të sqarojë që në atë periudhë unë kam qenë aty në stusine e drejtuesit të një agjencie qeveritare, kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik vazhdon të thotë që unë kam qenë atje si nënkryetar i KQZ, gjë që do të ishte shkak për largimin tim nga kjo detyrë. Unë nuk kam qenë në asnjë rrethanë në pozitën e nënkryetarit të KQZ, por si drejtues i një agjencie qeveritare për interesa të shtetit shqiptar.
Në këtë pikë, nuk më mbetet vecse të besoj që kjo histori po shndërrohet në një shantazh dhe presion në lidhje me punën time në KQZ dhe ndaj KQZ në prag të nisjes së periudhës zgjedhore.




Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/audiopergjimi-denar-biba-sulmon-biankun-me-vjen-keq-qe-bianku-nuk-me-tha-mua