Report Tv-INSTAT: 1 mln shqiptarë, s’kanë lexuar asnjë libër në 1 vit

  • 6 years ago
Shqiptarët po lexojnë gjithnjë edhe më pak. Sipas të dhënave të INSTAT nga realizimi i anketave të posaçme vetëm gjatë vitit që lamë pas 1 mln shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër.

Për kamerën e ?Report Tv? flasin kreu i shoqatës së Botuese, Petrit Ymeri, drejtoresha e politikave për librin në Ministrinë e Kulturës, Mimoza Hysa dhe botuesi Frano Kulli. Ata analizojnë shkaqet e kësaj situate alarmante ku gjendet sot shoqëria jonë.

Përshëndes institucionin zyrtarë të INSTAT që kemi një statistikë për leximin në Shqipëri. Këtë e kërkon trendi i institucioneve që kanë për tu përshtatur me politikat europiane, Eurostat e bën njëherë në tre apo pesë vite. Në këtë vrazhdë edhe Shqipëria po gjeneron statistikat e saj për të kuptuar sesi mund që të orientohen politikat e saj. S?mund që të kemi politika për librin nëse nuk kemi statistika të sakta. Nuk më çudit aspak shifra madje dyshoj se mund që të jetë edhe më e thellë, për të vetmen arsye se kur statistikat gjenerohen duhet që të bëjmë një referencë të statistikave. Nëse themi se 1 mln shqiptarë nuk lexojnë duke përfshirë moshën 25-65, që nuk është mosha kryesore që lexon se ata që janë të atakuar në shkolla 6-17 vjeç lexojnë më shumë. Kjo shifër pasi mora edhe statistikat europiane mora vesh që ne pasqyrojmë atë zhvillim që kemi.

Mimoza Hysa, drejtuese e politikave për librin në Ministrinë e Kulturës
Ne kemi bërë gjatë katër viteve të fundit disa anketime edhe studime. Në vitin 2015 shoqata e botuesve ka bërë një studim ku janë anketuar rreth 4000 lexues të të gjitha niveleve, si akademikë edhe punëtorë të thjeshtë të fasonerive. Rezultatet tona përkojnë me nivelin që ka nxjerr edhe INSTAT. Ne kemi pas një pyetësorë shumë të gjerë edhe për fëmijët, të rinjtë etj. Leximi tek ne ka rënë shumë, këtë e vëmë re edhe jashtë anketimeve në shitje. Ne kemi vënë alarm nga viti në vit, por askush nuk na dëgjon.

Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë

Besoj se nuk është dëgjuar në nivelin që duhej dëgjuar ky shqetësim, sepse për ne botuesit rrethanat alarmante për ne janë konstatuar së paku rreth dy vite më parë. Për fat të keq, ndonëse ne na vjen si goditje, por është edhe një lloj treni ose më shumë se kaq edhe për shkak të teknologjive të reja, leximeve elektronike. Por ky është një problem shumë serioz.

Frano Kulli, botues

Por a është kjo një situatë e krijuar vetëm brenda një viti, apo dëshira e shqiptarëve për të mos lexuar është një shqetësim i mbartur gjatë 28 viteve demokraci?

Kemi arritur në këtë gjendje alarmante që duhet që të shqetësojë të gjithë shoqërinë tonë në radhë të parë shtetin edhe të gjitha organizmat e tij. Kjo ka ardhur nga një mungesë vëmendje gjatë 25 viteve. Në këtë periudhë vëmendja për librin nuk ka qenë asnjëherë. Vijmë në një situatë të tillë, që janë të gjithë përgjegjës ata njerëz që kanë drejtuar shtetin edhe kulturën sepse me më shumë vëmendje edhe investime qoftë në mënyrë konsekuente nuk do të ishim në këtë gjendje. Që nga sistemi fiskal që ka rën...