Biznesi: Mbështetje prodhimit vendas - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave pritet që në shtator të nisë diskutimet me biznesin lidhur me ndryshimet ligjore që do të konkretizohen me paketën fiskale të 2019.



Propozimet e komuniteti të biznesit do të fokusohen tek mbështetja e prodhimit vendas. Kreu i Biznes Albania Luan Bregasi, thotë se nuk do të kërkojmë më rregullime ligjore, por ulje të kostove të prodhimit i cili konkurrohet nga produktet e importit.



Një objektiv i dytë ku do të përqendrohen kërkesat e  biznesit është lufta ndaj informalitetit. Sipas tyre deri më tani aksionet e qeverisë kanë qenë të pamjaftueshme, ndërsa aplikimi i TVSH edhe tek biznesi i vogël duket se nuk ka patur efekte pozitive.



Qeveria miratoi disa ndryshime ligjore në korrik të këtij viti, duke konkretizuar një sërë lehtësish fiskale për disa sektorë të ekonomisë, si agroturizmi, bujqësisë dhe ndërtimi. Ndërsa paketa e radhës pritet të jetë më gjithëpërfshirëse.