Report Tv-Prindërit e muxhahedines: Vajza po mbahet me forcë në kamp

Report TV

by Report TV

0 views
TIRANE-Pas intervistës që Somaieh Mohammadi, anëtare e rezistencës iraniane MEK e vendosur në Shqipëri dha për kreun e shoqatës së Miqësisë shqiptaro-muxhahedine, Namik Kopliku dhe që u publikua në Report Tv, prindërit e vajzës kanë reaguar sërish duke i kërkuar këtij të fundit ndihmë që të ndërhyjë dhe të lirojë vajzën. Ata shprehen në letër, që MEK i mban anëtarët e saj si skllevër, ndërsa vajza e tyre e ka dhënë intervistën në kushtet e presionit dhe kërcënimeve. Sipas tyre, komanda muxhahedine ka frikë ta lërë vajzën të lirë, pasi ajo di ?shumë sekrete të përdhunimeve dhe krimeve që organizata ish-terroriste MEK ka bërë kundër anëtarëve të saj?.

?Ju lutemi, kërkojini gestapos muxhahedine që të na e lërë vajzën tonë të lirë. Ne vajzën tonë duam ta nxjerrim nga kampi xhihadist i Manzës ku muxhahedinët aty jetojnë si skllevër modern, apo të burgosur, që rrinë e presin momentin kur Marjam Rajavi tu japi urdhër që të marshojnë dhe bëjnë xhihad në Iran. Për këtë arsye, ne u kërkojmë në mënyrë publike që të përdorni aksesin që ju keni në organizatën ish-terroriste muxhahedine, dhe të na ndihmoni që të takojmë vajzën tonë? thuhet ndër të tjera në letër.

Në intervistën e publikuar nga Report Tv, 38 vjeçarja sqaron historinë e saj 15 vjeçare dhe shprehet se pranë MEK ajo qëndron me dëshirë dhe askush se pengon të largohet nëse ajo do të vendos një ditë. Babai i 38-vjeçares i është drejtuar institucioneve shqiptare duke denoncuar rrëmbimin e vajzës së tij nga MEK, ndërsa e bija shprehet se babai i saj gënjen.