Flet “heroi” i ditës Luçjano: Si i shpëtova nga mbytja 2 adoleshentet në Shëngjin

  • 6 years ago
Vetë Marku ka folur për ngjarjen dhe ka treguar sesi arriti t'i shpëtonte vajzat.

Po qëndroja në kullë, teksa pashë një varkë larg kufizuesve që kishte shumë persona. Dy vajza të mitura rrezikuan jetën teksa po mbyteshin. Distanca ishte e largët por unë arrita t'i kapja nga bregu i detit. Isha vetëm e kisha shumë të vështirë, edhe unë rrezikova jetën. Pasi ju afrova bregut kanë ardhur disa nga pushuesit e ma kanë marrë njerën nga vajzat nga duart. I kemi nxjerrë në breg, u kemi dhënë ndihmën e parë, dhe shpëtuan.