Ora News - Kulturat e dyta, mbillen 450 ha me domate

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Më shumë se 75 % e serave diellore në rrethin e Lushnjës, po kultivojnë domate si kulturë të dytë, prodhim që pritet të dalë në treg pas datës 20 shtator!

Kjo periudhë e mungesës së domates së serës në treg ka sjellë edhe rritjen e cmimit deri në 150 lek për kilogram, por fermerët thonë se kulturën e dytë e mbjellin për të qenë të angazhuar me punë, pasi në fund dalin me humbje

Fermer: Fitime ne nuk kemi. Po bëjmë 5-6 vjet që nuk kemi asnjë lloj fitimi.

Fermerët ankohen se kur kjo kulturë është gati të dalë në treg, grumbulluesit bllokojnë eksportet dhe ndikojnë në rënien e çmimit.

Fermer: Në pikun e prodhimit bëjnë goditjen, duke ulur çmimin. E gjitha është që të fitojnë ata.

rreth 450 hektarë sera janë mbjellë me domate si kulturë e dytë në Lushnjë, sipërfaqe që mjafton jo vetëm për tregun e brendshëm por edhe për eksport
Për më shumë lexoni në
http://oranews.tv/article/kulturat-e-dyta-mbillen-450-ha-me-domate