Ora News - Suedezi i kapur me 19 pistoleta del para gjykatës: Do paguhesha për transportin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda dha mëngjesin e sotëm masën e sigurisë me arrest burg, për suedezin 21 vjeçar Ricard Sebastian Vall, i riu që transportonte një çantë plot me pistoleta, nga Prishtina drejt Suedisë.

Fjalët që u përdorën nga i riu, ishin një përpjekje e kotë përpara trupit gjykues. Shtetasi Suedez Sebastian Vall ndihej i penduar për aktin që kreu por kjo nuk zbuti vendimin e gjyqtarit për marrjen e masës me arrest.

?Unë po kryeja vetëm transportin e tyre, kam udhëtuar nga Suedia përmes Turqisë duke arritur në Prishtinë, ku kam marrë dhe armët. Nuk e njihja emrin e personit që më dorëzoi armët. Unë duhet ti transportoja në Suedi duke përdorur rrugë tokësore dhe për këtë do të paguhesha, s?jam veçse transportuesi?, u justifikua i riu Suedez.

Ricard Sebastian Vall, u ndalua tri ditë më parë gjatë një kontrolli rutinë në pikën kufitare të Muriqanit, ai kishte me vete një çantë plot me 19 pistoleta në momentin qe udhëtonte nga Kosova në Gjermani. Destinacioni i tij ishte Suedia.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/suedezi-i-kapur-me-19-pistoleta-del-para-gjykates-do-paguhesha-transportin