Sarandë, gomonia e vjedhur e italianit gjendet në grykëderdhjen e Bistricës

  • 6 years ago
Sarandë- Mëngjesin e sotëm policia e Sarandës ka bllokuar një gomone në grykëderdhjen e lumit Bistricë. Gomonia ishte e gjatë 7 metra ndërsa rezulton të kishte ardhur nga Greqia.

Burimet policore konfirmojnë për Shqiptarja.com dhe Report Tv se mjeti ishte vjedhur në Paksos të Greqisë më 13 gusht. Pronari i saj ishte një shtetas italian.

Sipas të dhënave të para të policisë dyshohet se mjeti i shpejtë do përdorej për trafik lëndësh narkotike.