Ora News - Tentoi të vetëvritej, gruaja zbret nga tarraca e selisë së PD

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një grua kërcënoi se do të hidhej nga kati i pestë i selisë së godinës së PD-së në qytetin e Fierit pak para mesnatës së të martës.

Por pas negociatave me policinë Lindita Maloku ka zbritur pas dy orësh.

47-vjeçarja zbriti nga tarraca e selisë së PD rreth orës 01:25.

Ajo hypi në tabelën ku shënohet Partia Demokratike dhe tha se donte të takonte kryebashkiakun Armando Subashi.

Por nuk është hera e parë që 47 vjeçarja bën një veprim të tillë. Edhe më 1 qershor gruaja kërcënonte se do të hidhej po nga selia e PD-së.

Lindita Maloku, e divorcuar më shumë se 2 vite më parë nga bashkëshorti dhunues ka humbur jo vetëm fëmijët nga divorci por dhe një strehë ku të fusë kokën.

Ajo kërkon punë dhe shtëpi.

Rastin e zonjës e ka trajtuar në fund të vitit të shkuar edhe emisioni BOOM në Ora News.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fier-gruaja-tenton-te-hidhet-nga-tarraca-e-selise-pd

Category

📺
TV

Recommended