Burg autorit të masakrës, prokuroria kërkon ekspertizë psikike, kallashin e mbante që nga ‘97-ta

  • 6 years ago
Vlorë- Ekzekutoi me gjakftohtësi 8 kushërinjtë e tij e më pas filmoi skenën e krimit, del para gjykatës Ritvan Zykaj i konsideruar ?Monstra? i Selenicës.

Zykaj do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai ka qëndruar i heshtur në sallë duke mos u përgjigjur as gazetarëve dhe as togave të zeza për çfarë bëri 3 ditë më parë duke shkrepur 30 plumba kallashnikovi edhe mbi dy fëmijë të mitur.
Janë këto pamjet e para ku Ritvan Zykaj, 24-vjecari i konsideruar si ?Monsta? i Selenicës tre ditë pas masakrës në të cilën ai vrau 8 persona pjesëtarë të fisit të tij.

I veshur me rroba të ndryshme nga ato me të cilat u arrestua, ai u paraqit në gjykatë i braktisur nga familjarët nën ruajtjen e forcave të rendit, krejt i ftohtë dhe pa pendesë.

Gjyqtarja Eriselda Habilaj caktoi ndaj të riut masën e sigurisë arrest me burg si dhe pranoi kërkesën që për Zykajn të kryhet një ekspertizë psikike.

Tre ditë më parë në fshatin Resulaj të Selenicës ai ekzekutoi me 30 plumba automatiku 8 pjesëtarë të fisit të tij mes tyre, Demir, Besim, Azem, Afërdita, Perrie, Vasilika, Ledjon dhe Sara Zykajn. Nga këto familje mbeten gjallë vetëm tre djem mes tyre Arjel, Falkai dhe Albi Zykaj të cilët fatmirësisht në momentin e krimit nuk ndodheshin në banesë.

Në celularin e autorit të masakrës polica ka gjetur një sërë komunikimesh telefonike para dhe pas krimit si dhe një video ku Ritvan Zykaj pasi ka vrarë 8 të afërmit e tij ka filmuar oborret e mbushura me viktima e gjak në lagjen e tij dhe është larguar për tu fshehur për 8 orë deri sa u arrestua.

Në fshatin e tij Zykaj njihej si një person problematik por paçka procedimeve disa herë nga policia si person i dyshuar për vjedhje ai asnjëherë s?ishte dënuar.