Report TV te familja e autorit dhe viktimave, hapen dyert e mortit

  • 6 years ago
Heshtje, pikëllim, gra me rroba të zeza kanë vërshuar drejt banesës ku u shuan 8 anëtarë të familjes Zykaj, të ekzekutuar pa mëshirë një ditë më parë nga kushëriri i tyre 24-vjeçari Ritvan Zykaj i arrestuar mëngjesin e sotëm. Në banesën përdhese raportohet të kenë mbërritur trupat e viktimave ndërsa ceremonia mortore pritet të zhvillohet sot.

Ata do të varrosen në tokat e tyre afër banesës, pasi ky siç mësohet është amaneti i gjyshit, kryefamiljarit Demir Zykaj 76-vjeç. Të afërmit thonë se Demiri e kishte lënë me amant që kur të vdiste të varrosej në tokat e tij.