Vetëvritet gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, hidhet nga pallati - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, Enkelejda Hallunaj u vetëvra duke u hedhur nga pallati në të cilin jetonte.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Pashko Vasa fare pranë minibashkisë nr 5 në kryeqytet kur 37 vjecarja dyshohet se u vetëhodh nga ballkoni I apartamentit në katin e 8.
Një ditë më parë bashkëshorti i saj kaloi testin e vështirë të vetingut. Ndaj gjyqtarit të krimeve të rënda ishin depozituar dy ankesa, njëra nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, për vendimin e dhënë në gjyq ndaj Arben Frrokut. Hallunaj vendosi për pafajësinë e Arben Frrokut 3 vite më parë, dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, bëri ankesë në KLD.
Llalla pretendoi se vendimi i gjyqtarit për Frrokun ka qenë i pabazuar dhe se ai kishte bërë vlerësim provash të njëanshme. Megjithatë KPK e konsideroi figurën e gjyqtarit Hallunaj të përshtatshme për të vijuar në detyrë.
Mësohet se Enkelejda Hallunaj punonte si stomatologe pranë Autoritetit Shtetëror rajonal në Tiranë. Ndërkohë ende mbeten mister shkaqet e vetëvrasjes së saj.

Recommended