Ora News - Të arrestuarit për grabitje akuzojnë policinë e Shkodërs për dhunë fizike

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Shkodres e vlerësoj të ligjshëm ndalimin e Pëllumb Kolbucaj dhe Abdullah Hardhiçaj (Pashaj), të akuzuar si autorë të vjedhjes së banesës së 62 vjeçarit Agron Veseli, të cilin edhe e dhunuan, duke vendosur kështu ndaj tyre masën e sigurisë, atë të ?arrestit me burg?.

Por në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, dy të akuzuarit mohuan akuzën e ngritur ndaj tyre dhe madje fajësuan policinë se ka ushtruar dhunë mbi ta në momentin e ndalimit dhe marrjes në pyetje.

Kolbucaj tha përpara trupës gjykuese të kryesuar nga gjyqtarja Irida Kacerja se ai është ndaluar tek kryqëzimi i Çinarit, pak metra larg banesës së grabitur, ndërsa po kthehej nga shëtitja e pasdites që bentë çdo ditë në pedonalen e Molos.

?Nuk kam patur kapuç në kokë siç thotë policia, por ma kanë vendosur ato dhe madje më kanë goditur, kam shenjat në trup. Unë kam rreth 100 krerë bagëti në shtëpi që merrem me to dhe nuk ka dalë për vjedhje. Të gjithë këtë po ma bën një oficer i policisë, i cili edhe më ka dhunuar. Po më bëjnë të vras veten. Thonë se e kam kryer në bashkëpunim me Abdullain, por ky nuk është në gjendje të qëndrojë as në këmbë. Dua të sqarohet e gjitha kjo, kaq kërkoj? tha ai përpara gjykatës.

Ndërsa Abdullah Pashaj pranoj se ka qënë për shëtitje në pedonale me Kolbucaj, por nuk ka lidhje me ngjarjen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-lihen-ne-burg-te-arrestuarit-grabitjen-e-62-vjecarit