Report Tv - Arrest me burg për Lulzim Kullën, u kap në Kakavijë duke kaluar me pasaportë falco

  • 6 years ago
Arrest me burg ka vendosur gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër për Lulzim Kullën, të njohur si i ?forti? i Shkodrës. Ai u arrestua 3 ditë më parë në Kakavijë, pasi tentoi që të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar. Ai tentoi të kalonte drejt Greqisë me një identitet të ri me emrin Alfons Deda. Në momentin e ndalimit Kulla ishte si pasagjer në një automjet tip "Audi". Kulla nuk bëri rezistencë gjatë momentit të ndalimit. Ndërkohë që sot avokati i tij kërkoi një masë më të lehtë, pasi sipas tij, Kulla e kishte marrë në mënyrë të pavullnetshme pasaportën false, por prokurori, Arben Pasho i ka nxjerrë një dënim me 12 vite burg Kullës në Breshia të Italisë pasi ishte denuar për trafik droge dhe pjesmarrjen në organizata kriminale. Sipas informacioneve nga policia, rezulton se ka vuajtur vetëm 3 vite burg në Itali, ndërsa ishte në kërkim nga shteti fqinj. 42-vjeçari Lulzim Kulla i shpëtoi për mrekulli një atentati të 13 janarit 2018. Në atentat mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre dhe vetë Lulzim Kulla. Lul Kulla është emër i njohur për policinë për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Lul Kulla pas vitit 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen "Rus" të qytetit verior, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit, por për ngjarjen nuk është dënuar askush.

Recommended