Trioja belge Toine Thys (Tuan Tuis) u prezantua për publikun shqiptar me muzikë të guximshme. Artistët udhëtuan në rrugët e xhazit, improvizimit, duke sjellë si një përrallë zanore muzikën e jashtëzakonshme. Ata përreth një orë sollën muzikë jazz, jo vetëm bazuar në motivet folklorike të Ballkanit, por edhe të Afrikës Perëndimore. Prej dhjetë vitesh artistët belg janë zhytur në traditën më të mirë të jazz-it. Mbrëmjen e djeshme, muzikanti Toine Thys përveçse me muzikë rrëmbeu vëmendjen e audiencës edhe me humor gjatë performancës. Artistët belg përpara se të nisnin interpretimin e koncertit ?revolucionar?, përshëndetën edhe në gjuhën shqipe.
Category
📺
TV