KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri publik ankimon vendimin për gjyqtarin Bashkim Dedja

  • 6 years ago
Komisioneri Publik pas kërkesës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ankimon vendimin e KPK i cili konfirmoi në detyrë kreun e gjykatës kushtetuese Bashkim Dedja.
Sipas Komisionerit Publik, Bashkim Dedja nuk arrin nivel besueshmërie në vlerësimin e pasurisë, prandaj e ka çuar çështjen në Komisionin e Pavarur të Apelimit.

Sipas komisionerit publik, Darjel Sina objekti këtij ankimimi lidhet me mospërputhjet në deklarimet e pasurisë së zotit Dedja , të cilat të çojnë në konkluzionin e deklarimit të pasaktë. Nga të dhënat e disponuara thotë komisioneri Sina, konstatojmë se subjekti i rivlerësimit, nuk ka patur të ardhura të ligjshme të mjaftueshme që të paguante këstin e parë të apartamentit, në shumën 588.000 lekë.

Komisioneri publik vlerëson po ashtu se subjekti është në pamjaftueshmëri financiare për blerjen e kësaj pasurie, si rrjedhojë ka kryer deklarim të pasaktë për pasurinë si dhe për detyrimet financiare në deklaratën e pasurisë së vitit 2003.