Manastirliu: Të sëmurët mendorë që kanë kryer vepër penale, trajtim në institucion të posaçëm

  • 6 years ago
Sipas njoftimit të Ministrisë Shëndetësisë, trajtimi i personave me nevoja të veçanta të shëndetit mendor që janë të privuar nga liria për shkak se kanë kryer një vepër penale, do të trajtohen në një institucion të posaçëm që do të përshtatet në kushtet e një spitali, me personel të kualifikuar, me qëllim trajtimin dhe rehabilitimin e tyre?.
Deklarata u bë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në tryezën e organizuar në kuadër të masave të ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor që vuajnë dënimin për vepra penale.

Duke theksuar masat e ndërmarrë nëpërmjet një plani tranzitor, në përmbushje të rekomandimeve Komitetit Evropian Kundër Torturës (CPT), Avokatit të Popullit dhe mbi të gjitha, për trajtimin me dinjitet dhe në kushte sa më optimale të këtyre personave, Manastirliu deklaroi se, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, është bërë një hap përpara në drejtim të respektimit të të drejtave të personave që vuajnë mungesën e lirisë dhe njëherësh trajtohen për sëmundje mendore.

Category

📺
TV

Recommended