Ora News - Letra me firmat e aktorëve: Pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një grup artistësh përfshi dhe emra të njohur të skenës shqiptare, Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga, Arben Derhemi.. e të tjerë kanë vendosur firmat në një letër ku shkruhet se shprehin vullnetin e tyre për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar.

Dokumenti nuk mban datë, por në krye shkruhet se i është drejtuar presidentit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, kryetarit të bashkisë por dhe delegacionit të Bashkimit Europian dhe Prezencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe ka këtë përmbajtje.

? I nderuar zoti President, të nderuar zotërinj,

Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, dëshirojmë t'iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t'i shërbej të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës.

Ritheksojmë, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone. Le të mos humbasim me kohë, por t'i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes?.

Presidenca e kontaktuar nga Ora News informoi se deri në mesditë nuk kishte mbërritur një shkresë e tillë në Presidencë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/letra-me-firmat-e-aktoreve-pro-ndertimit-te-nje-teatri-te-ri-kombetar

Category

📺
TV

Recommended