Vettingu konfirmon në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani

  • 6 years ago
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani. Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe hetimit të thelluar, trupa e KPK deklaroi se gjyqtari është i përshtatshëm për të vijuar detyrën e gjyqtarit. Dvorani ashtu si seancën e kaluar dëgjimore edhe sot ishte i pranishëm përballë trupës së KPK.