Vettingu shkarkon nga detyra Rovena Gashin, pasi nuk justifikon pasurinë

  • 6 years ago
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi për fshehje dhe pasuri të pajustifikuara. Gashi, ish-drejtuese e njësinë për dekriminalizimin në prokurorinë e Prokurorinë e Përgjithshme e njohur si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, por edhe për konfliktet me Arta Markun, pasi e pezulloi, sot është shkarkuar. Gashi nuk ishte e pranishme as seancën dëgjimore, por as sot kur u dha vendimi nga trupa e KPK e përbërë nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj.