Nutricionistja Diola ushqen me gji foshnjen LIVE: Ka gra që kanë frikë se u varet gjoksi

  • 6 years ago
Ka bërë një gjest aspak të zakontë për një transmetim të drejtpërdrejtë, nutricionistja e famshme Diola Dosti Baftiu. E ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV, Diola ka ushqyer gjatë bisedës live vajzën e saj vetëm 2 muajshme Gjurma, jo vetëm sepse foshnja po grindej ndërsa Diola fliste mbi dietat ushqimore, por edhe për të promovuar dhënien e gjirit.

Faleminderit për vlerësimin. Shoh komentet në FB, kur shoh nënat që ushqejnë fëmijët me gji dhe kanë atë merakun që do na prishet gjiri, apo thonë si e ushqen ti fëmijën në publik me gji. Mund të përdorësh një batanije e të mbulohesh por për mendimin tim kjo është gjëja më fantastike që mund të bësh. Dhe për më tepër, në momentin që ti je një nënë që punon, detyrimisht do të duhet ta marrësh fëmijën me vete. është dhe rasti i asaj deputetes në Parlamentin Europian dhe morri fëmijën me vete dhe për mendimin tim ka dhënë një mesazh fantastik. Ndoshta ajo ka qënë edhe si burim frymëzimi për mua që të mos kem turp në thonjëza se në fakt kjo nuk është aspak diçka e turpshme, por është diçka natyrale dhe që promovon gjidhënien sepse ka shumë gra që thonë nuk do ti jap fëmijës gji se do më varet gjoksi. Nuk kam kokrrën e turpit, e pranoj jam e pacipë fare dhe jam krenare që i jap fëmijës tim gji edhe në publik.

Diola Dosti Baftiu, nutricioniste
Të qënit nënë, aq më tepër e 3 vajzave nuk është aspak e lehtë, sidomos nëse të duhet të shkosh në punë çdo ditë. Gjatë bisedës, Diola tha se do ti bëjë kërkesë dekanit të fakultetit ku jep mësim që ta marrë vajzën me vete pasi të nisë leksionet në shtator.

Madje, duke qënë se filloj së shpejti të ligjëroj, pra të jap leksione në fakultet do ta marr Gjurmën me vete. Kam menduar ti bwj një kërkesë dekanit, dhe po e them publikisht, që do ti kërkoj të marr vajzën me vete sepse s'kam kujt t'ja lë, dhe pse t'ja lë kur ajo deri në 6 muaj duhet të pijë vetëm qumësht gjiri.

Diola Dosti Baftiu, nutricioniste