TV lokale: RTSH problem me transmetimet, AMA: Të shtyhet digjitalizimi për në shtator

  • 6 years ago
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka urdhëruar që në 31 korrik të gjithë operatorët televizivë në Tiranë dhe Durrës të ndalin transmetimin analog dhe kalojnë përfundimisht me sistemi dixhital.

Por deri më tani, në qarkun Fier, Berat dhe Korçë ku ky proces ka përfunduar, janë shfaqur shume probleme teknike, pasi RTSH nuk garanton cilësinë e transmetimit. Problemet pritet të ndjehen dhe në Tiranë, ku testimet në transmetime kanë treguar shumë defekte. Report TV pyeti drejtorin teknik të RTSH-së, nëse ky institucion si i vetmi përgjegjës për cilësinë e transmetimit, është apo jo gati të nisë transmetimin digjital në 31 korrik.
"Ne jemi gati që në dhjetor 2016, që mbartim edhe TV tuaj."-ka thënë Henri Muça, Drejtor Teknik i RTSH-së.
Por RTSH nuk jep asnjë garanci që cilësia e transmetimit do të garantohet. Askush nuk jep dot garanci që asgjë problem nuk do të ndodhë.

Televizionet më të vegjël lokalë, protestojnë edhe me tarifat tepër të larta që kërkon RTSH. Operatorët i pasqyruan ankesat përpara Komisionit parlamentar të Medias, AMAs dhe RTSH-së.
Problemet që pritet të ndjehen dhe në Tiranë, i kanë prekur më herët operatorët lokalë, të cilët i pasqyruan ato përpara Komisionit parlamentar të Medias, AMA-s dhe RTSH-së.

"Tarifa e RTSH-së është shumë e lartë. TV lokale po dalin jashtë paketës. Duhet të shpërndahet reklama shtetërore për tv lokale. Të mos përjashtohen."-ka thënë edhe Edmond Isaku, Rrjeti i Transmetuesve Lokalë. ?RTSH na e ka vendosur litarin në fyt.?,-është shprehur Lutfi Meçka, nga TV Kuksi. Problemet i konfirmon edhe kreu i AMA-së.

?Korça, Berati e Fieri janë qarqe ku Tv lokale kane probleme. Nga 5 operatorë lokale vetëm 1 është futur në RTSH. Ky problem vjen nga tarifa, por nuk ja vendosim dot ne tarifën TVSH-së.? Gent Salaj, Kreu i AMA.

Recommended