Dash Shehi: Të ndryshojë Kushtetuta! Në 2008 u bë gabim i madh, solli këtë situatë ku jemi sot

  • 6 years ago
"Ligj i ri zgjedhor dhe reformë në drejtësi në një shtrat të ri kushtetues". Kjo është zgjidhja sipas Dashamir Shehit për situatën aktuale që po kalon vendi, kur gjyqësori është futur në kolaps, pas të larguarve nga Vettingu, ndërsa ligji për Magjistraturën u shty për në shtator në mungesë të konsensusit të opozitës.

I ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Shehi tha se nevojitet një Kushtetutë e re, ndërsa solli në vëmendje gabimin sipas tij që u bë me ndryshimet e 2008-ës.

Qytetarëve u kemi hequr të drejtën të votojnë, u kemi thënë ky është flamuri i partisë, kjo është lista, mund të jetë një qorr, një budalla, kjo është lista e kryetarit. Një ligj i ri zgjedhor, reformë në drejtësi në një shtrat të ri kushtetues, dhe ndryshimi i kësaj kushtetutës, balancimi i disa institucioneve. Kishim një kushtetutë të mirë në 1998 edhe pse PD nuk e pranoi atëherë. U bë një gabim i madh që u ndryshua në 2008, u ndryshua edhe ligji zgjedhor, solli president më të dobët, një ligj zgjedhor që provokoi këtë situatë. Ne si opozitë duam që në vjeshtë t'u ofrojmë shqiptarëve një platformë të qartë se çfarë do bëjmë.

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK