Ora News - Strazimiri: Komisioni i vettingut me standarde të dyfishta, reagon Rama

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka akuzuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për standarde të dyfishta në seancat dëgjimore për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pas përfundimit të seancës dëgjimore për anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, deputeti demokrat Gent Strazimiri theksoi se KPK po merr në mbrojtje gjyqtarin që i ka mbaruar mandati, edhe pse ai nuk justifikon 99 milionë lekë në pasurinë e tij.

Strazimiri: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit provoi sërish sot se po zbaton standarde të dyfishta për gjyqtarët dhe prokurorët që i shërbëjnë Edi Ramës. Ardian Dvorani, gjykatësi I lartë, që njihet publikisht si ?çanta e shpinës e Fatmir Xhafës?, është simboli i shërbëtorit politik të Edi Ramës në sistemin e drejtësisë. Ai u mor sot në mbrojtje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht se anëtari I Gjykatës së Lartë, sipas Inspektoriatit të Pasurive, nuk justifikonte 99 milionë lekë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/strazimiri-komisioni-i-vettingut-me-standarde-te-dyfishta-reagon-rama