Ora News - LSI kërkon tryezë tre palëshe për reformën në drejtësi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon dialog mes aktorëve parlamentarë për ti dhënë zgjidhje reformës në drejtësi, duke propozuar një tryezë tre palëshe.

Kërkesën e artikuloi nënkryetari i LSI, Luan Rama, i cili i kërkoi kreut të Kuvendit të investohet me përvojën e tij.

Madje Rama tha se Kuvendi nuk duhet të shpërndahet derisa të zgjidhen problemet e reformës në drejtësi.

Në përgjigje Ruçi tha se është në pritje të përgjigjes së grupit të PD dhe sapo ta ketë do të mbledhë krerët e grupeve parlamentare në dialog.

Luan Rama: Insistoj që është i rëndësishëm takimi, dialogu i të gjithë aktorëve parlamentarë në këtë moment. Duke ja lënë spontanitetit dhe rastësisë jemi në këtë gjendje. Kërkoj të investoheni për ta zgjidhur këtë problem pa ecur pastaj me normalitetin e projektligjeve të tjera.Më e rëndësishme se gjitha këto është problemi që kemi krijuar me implementimin e reformës në drejtësi.

Nuk është vetëm çështja e emërimit të magjistratëve, është problemi i Gjykatës Kushtetuese dhe në momentin kur nuk funksionon Gjykata Kushtetuese në një vend normal, në një shtet normal, Kuvendi, qeveria dhe të gjithë institucionet duhet të mos ushtrojnë aktivitet sepse nuk ka ku shprehet për legjitimitetin e akteve apo veprimtarisë së tyre. Por është dhe problemi i institucioneve të tjera të drejtësisë, i KED, KEP, SPAK-ut. Problemi nuk është se nëse do ketë ndonjë nismë ligjore Kuvendi do të mblidhet por Kuvendi duhet të mos shpërndahet derisa të zgjidhen problemet e reformës në drejtësi.

Gramoz Ruçi: Zoti Rama, seanca do të vazhdojë. Unë do të jem në dispozicion të këtij dialogu.Çështjet në rend të ditës do të diskutohen. Sa të kem një përgjigje nga grupi parlamentar i PD, do të thërras të tre drejtuesit e grupimeve politike në dialogun që ju kërkuat.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kuvendi-nuk-duhet-te-shperndahet-pa-zgjidhur-problemet-me-drejtesine-lsi-kerkon-dialog