Bilisht, plagoset rëndë i riu - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e të shtunës  në qytetin e Bilishtit.



25 vjeçari Emiljano Muçi u qëllua me thike pranë shtëpisë së tij nga disa të rinj të tjerë, duke marrë plagë të rënda që po i rrezikojnë jetën.



Krimi ndodhi pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve në qendrën e qytetit.



Policia bëri të ditur se pas përplasjes fizike në lokal, Emiljano Muci është larguar me motor drejt shtëpisë. U duk se konflikti ishte shuar, pasi mes dy të rinjve ndërhynë edhe persona të tjerë për t?i ndarë.



Por fare pranë shtëpisë, atij i ishte zënë pritë nga personi me të cilin ishte konfrontuar më pare. Dyshohet se ai i ndihmuar nga disa të tjerë, e ka goditur me thikë Mucin.



I riu u transportua në spitalin e Korçës ku ndodhet ne rrezik për jetën. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur atë në kërkim.