Basha kërcënon për teatrin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Partisë Demokratike riperseriti edhe njëherë qëndrimin e opozitës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe kundër prishjes së tij për të ngritur kulla. Lulzim Basha ashpërsoi tonet dhe tha se nëse mazhoranca kalon ligjin, atëherë do t'i vendosë minat kullave.



?Sot dua t?i jap një paralajmërim të qartë ?Fusha Shpk? dhe çdo kompanie tjetër qe bëhet vegël: nuk ka asnjë shans të gëzoni frytet e një ndërmarrje të tillë kriminale. Asnjë shans. Çdo veprim i ?Fusha Shpk? dhe çdo entiteti tjetër do të jetë subjekt i një ligji të ndryshuar antimafia. Do të fillojmë që ditën e parë të pushtetit, do të sekuestrojmë çdo pronë dhe cent euro në shkelje të ligjit. Nëse guxoni t?i vini minat Teatrit Kombëtar, minat do t?ua vëmë edhe kullave tuaja me ligj. Ky paralajmërim vlen edhe për ndonjë bankë që mendoni të investojë në ndonjë projekt. Paralajmëroj se do të trajtohet si subjekt i ligjit antimafia. Të mos fusin asnjë qindarkë në këtë projekt se do të mbeten me gisht në gojë!  Akti i kalimit të ligjit është shpallje lufte ndaj interesit publik dhe trashëgimisë kulturore.?

 

Basha akuzoi kryeministrin se po realizon ëndrrën e para 20 viteve me këtë projekt që sipas tij është tërësisht mafioz, ndërsa tha se Rama ka kapur sistemin e drejtësisë.



Lideri i opozitës deklaroi se janë 205 milionë euro përfitimi nga projekti mafioz i Rames e klientëve te tij, një shumë më e madhe se buxheti i mbrojtjes së Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Category

📺
TV

Recommended