Veliaj i jep Presidentes kroate 'Çelësin e Qytetit', Kitaroviç: E surprizuar nga ndryshimet që pashë

  • 6 years ago
?E surprizuar nga ndryshimet që pashë në Tiranë?, ishin fjalët e Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovi?, e cila në vijim të vizitës së saj në Shqipëri, u prit sot në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Presidentja Kitarovi? dhe kryebashkiaku Veliaj diskutuan për rritjen e bashkëpunimit mes Tiranës dhe qyteteve kroate, si dhe mundësitë e shkëmbimit të eksperiencave pozitive.U shpreha edhe më herët për median kroate, sa e surprizuar jam me ndryshimet që pashë në Tiranë. Që prej vizitës time të parë këtu në 1993, pashë se sa ka ndryshuar qyteti?, tha Kitarovi?, e cila u shpreh shumë e nderuar për marrjen e ?Çelësit të Qytetit.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi rolin që Kroacia ka luajtur dhe po luan për një politikë me dyer të hapura për rajonin e Ballkanit, si zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së.

Kroacia ka mbajtur një politikë me dyer të hapura për rajonin, duke u bërë zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së. Mendoj se për ne, Kroacia dhe lidershipi i saj, mrekullia e transformimit të Kroacisë në procesin e integrimit në BE, është jo thjesht një destinacion, por një rrugëtim. Ndaj, po mbajmë shënime dhe jam jashtëzakonisht i frymëzuar nga ky rrugëtim.