Majko i ndërpret fjalën, Berisha: Ti Pandeli mos fol, ty të largojnë e të kthejnë prapë

  • 6 years ago
Në një kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha akuzonte nga vendi Olsi Ramën dhe Agron Xhafajn se qeveria hartoi një ligj posaçërisht për ta, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i ka ndërprerë fjalën.

Teksa në Kuvend raportonte kreu i KLSH, Bujar Leskaj, ligji për lojërat e fatit, tha Berisha, është bërë për vëllain e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të cilët favorizohen në biznesin e lojërave të fatit. Majko ka ndërhyrë dhe i ka kërkuar Berishës të përfundojë akuzat. Berisha e thumboi duke iu drejtuar: "Ti Pandeli mos fol më mirë, se ty të largojnë dhe të kthejnë prapë", duke iu referuar përplasjes së Majkos me Ramën seancën e para dy jave, kur u votua ligji për Teatrin Kombëtar dhe për rrjedhojë ministri nuk votoi pr.ligjin.

Category

📺
TV

Recommended