Ora News - Spitali i Kolonjës pa kardiolog e pediatër

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorëve të bashkisë së Kolonjës u duhet të udhëtojnë drejt Korçës e apo Tiranës për të marrë shërbim të specializuar nga mjekë kardiologë dhe pediatër. Në spitalin bashkiak ata mund të trajtohen vetëm për urgjenca apo raste të thjeshta, pasi aty mungojnë mjekët specialistë. Tre mjekë që prej vitesh kanë dalë në pension por që qëndrojnë në detyrë, janë shpëtimtarët e banorëve të Kolonjës për specialitete të tjera.

Një pacient me sëmundje kardiovaskulare në Bashkinë e Kolonjës duhet të udhëtojë drejt Korçës apo Tiranës për të marrë shërbimim mjekësor të specializuar.

Në spitalin bashkiak ata mund të trajtohen vetem si rast urgjence, pasi aty mungon mjeku specialist kardiolog.

Prej disa vitesh, në këtë spital, që duket se infrastrukturën e ka në kushte të mira, mungon edhe mjeku pediatër, siç pranon nëndrejtori Ilir Milo.

Por kjo situatë përkthehet në rrezik për jetën dhe kosto shtesë për pacientët.

Mungesa e mjekëve specialistë është një problem i vjetër për këtë spital bashkiak, ndaj zgjidhja e vetme është mbajtja në punë e tre mjekëve që prej vitesh kanë dalë në pension.

Spitali, siç duket është në gjendje të mirë nga ana e infrastrukturës, por mungesa e specialistëve e bën atë jo plotësisht efikas në shërbim të rreth 11.070 banorëve që numëron bashkia Kolonjë sipas censusit të vitit 2011.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/spitali-i-kolonjes-pa-kardiolog-e-pediater