Ora News - Dibrani i ankohet Ramës për komunën: Në rrugët tona humb kali me samar, ku janë lekët?!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kishte marrë rrugën drejt Kryeministrisë për të ndarë eksperiencën e tij pozitive lidhur me platformën e bashkëqeverisjes, e cila i kishte mundësuar përfitimin e ndihmës ekonomike të hequr padrejtësisht.

Por Agim Mura, banor i komunës Luzinje të Dibrës, shfrytëzoi komunikimin ballë për ballë me kryeministrin për ti ngritur edhe shqetësimin e mungesës së infrastrukturës rrugore në këtë zonë.

"Në rrugët tona Kryeministër, humb kali me samar në gropa" tha ai, duke akuzuar administratën e komunës për abuzime me fondet.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dibrani-i-ankohet-rames-komunen-ne-rruget-tona-humb-kali-me-samar-ku-jane-leket