Report Tv - Kantautori Vlashent Sata: Tre net në Theth me ‘ZA Fest II’

  • 6 years ago
Kantautori Vlashent Sata rikthen 'Za Fest II' në Theth. Me këngë dhe legjenda, por edhe me perfomanca të tjera artistike për tre net artistët Andrra, Linda Rukaj, grupi i ri muzikor Oborri, duo-ja Hasa-Marzota dhe Redi Hasa në violonçel do të jenë në alpet shqiptare. Vlashent Sata synon që perfomancat e artistëve të jenë origjinale, që të lënë gjurmë tek banorët mikpritës dhe turistët.

?Pas eksperiencës së parë në Theth ishte pothuajse e natyrshme, që mos të hiqja dorë. Njerëzit që kanë shkruar pas festivalit kanë qenë shumë të prekur se kanë përjetuar një eksperiencë shumë të veçantë, gjithashtu edhe për ne që jemi marrë me organizimit kështu ishte?.

Kantautori ka bërë bashkë disa nga artistët më në zë të muzikës, por jo vetëm, sepse në këtë festival do të ketë edhe mundësi të tjera argëtimi. ?Do të kemi pjesë që i shtohen familjes së artit, që janë poezia, tregimet edhe legjendat kanë qenë që vjet. Është Ema Andrea që do të jetë rrëfimtarja dhe do të kemi performanca vetëm me zë, kinema verore, joga, meditim edhe shëtitjet e zonës. Përpos kësaj janë artistët që kemi ftuar për këtë vit, Andrra, Oborrin nga Prishtina, Linda Rukaj edhe duo-ja Hasa-Marzota dhe Redi Hasa, që vijnë nga Italia?.